ANEA: Irani synon të instalojë centrifuga më të përparuara në objektin Natanz
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i101992-anea_irani_synon_të_instalojë_centrifuga_më_të_përparuara_në_objektin_natanz
Mediat perëndimore kanë raportuar se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka informuar vendet anëtare se Irani ka vendosur të instalojë centrifuga më të përparuara IR-2M në objektin bërthamor Natanz.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 04, 2020 16:26 Europe/Tirane
  • ANEA: Irani synon të instalojë centrifuga më të përparuara në objektin Natanz

Mediat perëndimore kanë raportuar se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka informuar vendet anëtare se Irani ka vendosur të instalojë centrifuga më të përparuara IR-2M në objektin bërthamor Natanz.

Lawrence Norman, një reporter i Wall Street Journal në Evropë, njoftoi të premten në llogarinë e tij zyrtare në Twitter se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka informuar vendet anëtare se Irani synon të instalojë tre kaskada të centrifugave IR-2M në objektin bërthamor Natanz. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike në një raport për vendet anëtare muajin e kaluar tha se Irani kishte instaluar një kaskadë me 174 centrifuga IR-2M në seksionet nëntokësore të objektit bërthamor Natanz.