Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Sirisë takohen në Teheran
Raundi i parë i bisedimeve të ministrave të punëve të jashtme të Iranit dhe Sirisë u zhvillua në Teheran.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Fejsal Mekdad, ministri i punëve të jashtme të Sirisë i cili ditën e kaluar arriti në Teheran për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Republikës Islamike të Iranit, sot është takuar dhe ka biseduar me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Iranit.
Fejsal Al-Mikdad gjatë vizitës së tij në Teheran gjithashtu do të takohet me funksionarë të tjerë të lartë të Iranit me të cilët do të bisedojë në lidhje me forcimin e marrëdhënieve bilaterale në fusha të ndryshme si dhe do të shkëmbejë mendime në lidhje me çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Sipas këtij burimi, Fejsal Mekdad, ministri i jashtëm i Sirisë, nesër do të takohet dhe bisedojë edhe me admiral Ali Shamkhani, sekretarin e Këshillit të Lartë për Siguri Kombëtare të Iranit, me të cilin do të diskutojë çështje bilaterale dhe zhvillimet më të fundit në rajon, sidomos luftën kundër terrorizmit.