Hemati: Sanksionet amerikane pengojnë blerjen e vaksinës kundër Korona për Iranin
Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit deklaroi se duke marrë parasysh faktin se blerja e vaksinës kundër virusit Korona duhet të bëhet nëpërmjet kanaleve zyrtare të OSHB, deri më tani ka qenë e pamundur transferimi i parave të nevojshme për shkak të sanksioneve kundër njerëzore të qeverisë së Amerikës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Abdunaser Hemati ka thënë: "Në lidhje me vaksinën kundër virusit Korona disa me padije ose me qëllim, po mundohen të pastrojnë veprimet kundër njerëzore të Amerikës në sanksionet kundër Iranit dhe po mbështeten vetëm në pretendimet e pavërteta të Amerikës që po deklaron se sanksionet ndaj Iranit nuk përfshinë blerjen e medikamenteve. Përgjigja më e hidhur për këtë pretendim është publikimi i lajmeve se disa vende të rajonit kanë arritur sigurojnë vaksinën kundër virusit Korona. Duke marrë parasysh faktin se blerja e vaksinës kundër Korona duhet të bëhet nëpërmjet kanaleve zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri më tani në çfarëdo mënyrë që jemi munduar për të transferuar parat dhe për të bërë pagesën, sanksionet kundër njerëzore të qeverisë së Amerikës kanë penguar këtë proces. Gjithashtu edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar me presionin dhe kërcënimet e Amerikës, pavarësisht se pohon se është e drejtë e Iranit dhe nuk ekziston kurrfarë pengese ekonomike ose juridike, nuk ka guxuar as të paraqes kërkesën e Iranit për kredi humanitare në bordin drejtues të FMN-së".