Flotilja më e madhe iraniane drejt Venezuelës
Flota më e madhe e cisternave iraniane thuhet se është rrugës për në Venezuelë duke transportuar karburant për vendin e Amerikës së Jugut, i cili vuan nga një mungesë e rëndë benzine.
Agjencia e lajmeve Bloomberg raportoi të Shtunën se pas shkarkimit të karburantit, flotilja me rreth 10 cisterna iraniane do të ndihmojnë gjithashtu në eksportimin e naftës së papërpunuar të Venezuelës. Dërgesa masive e karburantit vjen në kundërshtim me sanksionet e paligjshme të SHBA që synojnë Teheranin dhe Karakasin. Në maj, Irani dërgoi në Venezuelë pesë cisterna të ngarkuara me 1.53 milion fuçi benzinë dhe pajisje për të ndihmuar në rifillimin e funksionimit të rafinerive të naftës në shtetin e Amerikës Latine. Flota befasoi vëzhguesit ndërkombëtarë ndërsa kaloi në Detin e Karaibeve që patrullohet nga Marina e SHBA-së. Tani, dërgesat e fundit iraniane të karburantit, të cilat u dërguan në fillim të tetorit me tre cisterna, po mbarojnë, duke kërcënuar mungesë karburanti në të gjithë Venezuelën.