Sanksionet kundër Universitetit “Xhami’atul-Mustafa”, luftë kundër shkencës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102132-sanksionet_kundër_universitetit_xhami’atul_mustafa_luftë_kundër_shkencës
Universiteti “Xhami’atul-Mustafa” me anë të një deklarate, ka theksuar se vendimi i qeverisë së Amerikës për vendosur sanksione kundër këtij universiteti, është shembull i qartë i luftës kundër shkencës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 10, 2020 11:06 Europe/Tirane
  • Sanksionet kundër Universitetit “Xhami’atul-Mustafa”, luftë kundër shkencës

Universiteti “Xhami’atul-Mustafa” me anë të një deklarate, ka theksuar se vendimi i qeverisë së Amerikës për vendosur sanksione kundër këtij universiteti, është shembull i qartë i luftës kundër shkencës.

Zyra për marrëdhënie me publikun e Universitetit Ndërkombëtar “Xhami’atul-Mustafa” i Iranit në këtë deklaratë, ka thënë: “Vendimi i fundit i qeverisë së Amerikës për vendosjen e sanksioneve kundër Universitetit “Xhami’atul-Mustafa” edhe një herë ka treguar politikën hegjemoniste dhe natyrën arrogante të këtij shteti. Vendosja e sanksioneve kundër një qendre shkencore që është anëtare zyrtare e Unionit të Universiteteve Ndërkombëtare dhe të diplomuarit e saj në botë njihen si përhapës të racionalizmit dhe ekuilibrit dhe veprat e tyre shkencore janë në rrugën e përhapjes së paqes, miqësisë dhe vëllazërisë mes popujve, nuk do të thotë asgjë tjetër përveçse luftë kundër shkencës”.

Në këtë deklaratë është theksuar: “Historia ka treguar se një luftë e tillë kundër kulturave nuk ka pasur kurrë sukses dhe nuk ka sjell kurrfarë rezultati për padronet e saj dhe me padyshim se drita e shpirtërores dhe racionalizmit dhe përpjekjeve drejtësidashëse të të zotëve të shkencës dhe hulumtimit do të ngadhënjejë mbi errësirën, urrejtjen dhe armiqësinë ambicioze të hegjemonistëve”.

Vlen të theksohet se Departamenti Amerika i Thesarit ditën e martë ka vendosur në listën e sanksioneve amerikane edhe Hasan Irlu, ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Jemen dhe Universitetin Ndërkombëtar “Xhami’atul-Mustafa”.