Irani dhe Afganistani përurojnë projektin e përbashkët hekurudhor
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102141-irani_dhe_afganistani_përurojnë_projektin_e_përbashkët_hekurudhor
Një projekt i përbashkët hekurudhor që lidh Iranin lindor me Afganistanin perëndimor u përurua të Enjten me presidentët e të dy vendeve fqinjë që dhanë deklarata përmes video-konferencës duke shprehur shpresën se ky projekt do të përmirësojë lidhjet tregtare në të gjithë rajonin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 10, 2020 16:30 Europe/Tirane
  • Irani dhe Afganistani përurojnë projektin e përbashkët hekurudhor

Një projekt i përbashkët hekurudhor që lidh Iranin lindor me Afganistanin perëndimor u përurua të Enjten me presidentët e të dy vendeve fqinjë që dhanë deklarata përmes video-konferencës duke shprehur shpresën se ky projekt do të përmirësojë lidhjet tregtare në të gjithë rajonin.

Presidenti iranian Hasan Ruhani tha se të dy kombet kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë dhe se projekti hekurudhor Khaf-Herat do ta forcojë më tej këtë lidhje. “Sot është dita e dashurisë, dhembshurisë, mëshirës dhe gjithashtu dita e përparimit për të dy kombet e mëdha të Iranit dhe Afganistanit. Të dy kombet janë nga e njëjta rrënjë, histori, kulturë dhe nga i njëjti rajon që kanë ruajtur vëllazërinë dhe fqinjësinë e tyre në periudhën afatgjatë të historisë. " Presidenti afgan Ashraf Ghani, nga ana e tij, e mirëpriti projektin "historik", duke e përshëndetur atë si një hap drejt zhvillimit të mëtejshëm të ekonomive të dy kombeve. Linja hekurudhore Khaf-Herat, e cila është pjesë e korridorit hekurudhor Iran-Afganistan, filloi në vitin fiskal 2007-2008 dhe lidh qytetin lindor të Iranit Khaf me qytetin perëndimor Ghorian të Afganistanit. Përfundimi i projektit do të ndikojë në zgjerimin e tranzitit në Afganistan dhe do të zgjidhë shumë probleme të investitorëve dhe tregtarëve në këtë vend. Zbatimi i projektit do të tregojë gjithashtu rëndësinë e pozitës së Iranit pasi përbën një hov të madh në tregtinë rajonale – sidomos në  eksportet dhe importet. Projekti hekurudhor do të kontribuojë gjithashtu në zhvillimin e turizmit.