Irani thërret ambasadorin e Turqisë pas deklaratave ‘ndërhyrëse’ të Erdoganit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102164-irani_thërret_ambasadorin_e_turqisë_pas_deklaratave_ndërhyrëse’_të_erdoganit
Irani ka thirrur Ambasadorin e Turqisë Derya Ors për të protestuar zyrtarisht në lidhje me deklaratat e bëra nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në lidhje me çështjen e ndarjes së Azerbajxhanit, të cilat Teherani i sheh si ndërhyrëse dhe të papranueshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 11, 2020 16:22 Europe/Tirane
  • Irani thërret ambasadorin e Turqisë pas deklaratave ‘ndërhyrëse’ të Erdoganit

Irani ka thirrur Ambasadorin e Turqisë Derya Ors për të protestuar zyrtarisht në lidhje me deklaratat e bëra nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në lidhje me çështjen e ndarjes së Azerbajxhanit, të cilat Teherani i sheh si ndërhyrëse dhe të papranueshme.

Said Khatibzadeh, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, tha të Premten se drejtori i përgjithshëm i ministrisë për çështjet Euroaziatike shprehu "protestën e fortë" të Republikës Islamike dhe bëri thirrje për një "shpjegim të menjëhershëm" nga qeveria e Ankarasë. Drejtori i përgjithshëm i tha ambasadorit se "epoka e pretendimeve territoriale dhe e perandorive ekspansioniste ka përfunduar prej kohësh", tha Khatibzadeh. "Ambasadorit turk iu kujtua gjithashtu se Republika Islamike kurrë nuk do të lejojë askënd të ndërhyjë në integritetin e saj territorial ... dhe kurrë nuk do të bëjë kompromis për sigurinë e saj kombëtare." Gjatë vizitës së tij në Baku të Enjten, Erdogan ndoqi një paradë ushtarake ku përshëndeti fitoren e fundit të Azerbajxhanit në konfliktin e përgjakshëm të Nagorni-Karabakut. Në ceremoni, presidenti turk lexoi një poezi e cila dënon ndarjen e Azerbajxhanit nën Traktatin e Tukmenchay gjatë Luftës Ruso-Persiane (1826–28), por Erdogan iu referua asaj në kontekst të okupimit të territoreve të Azerbajxhanit, Lashin dhe Karabak. Më herët të Premten, Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif tha se udhëheqësi turk e kishte keqkuptuar këtë poezi.