Gharibabadi: Agjencia duhet të mbetet e pavarur, e paanshme dhe profesionale
Ambasadori iranian dhe përfaqësuesi i përhershëm në organizatat ndërkombëtare në Vjenë në Twitter shkroi: Agjencia duhet të mbetet e pavarur, e paanshme dhe profesionale.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Kazem Gharibabadi, ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, reagoi ndaj deklaratave të Elliott Abrams, të caktuarit special të SHBA për Iranin, i cili tha se në koordinim me evropianët, duhet vazhdohet të ushtrohet presion mbi Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike lidhur me Iranin, në një mesazh shkroi: Ish Drejtori i Përgjithshëm i ANEA Jokia Amano në deklaratën e tij më 30 janar 2019 me rastin e Vitit të Ri tha: "Përpjekjet për menaxhim të pjesshëm dhe presion mbi ANEA në fushën e aktiviteteve të verifikimit bërthamor, ka dhënë rezultat të kundërt që është jashtëzakonisht i dëmshëm". Gharibabadi shtoi: "Tani është e qartë se cilit vend i referohej Amano. Agjencia duhet të mbetet e pavarur, e paanshme dhe profesionale. Ne të gjithë duhet t'i hedhim poshtë këto presione ndaj Agjencisë, të cilat janë të dëmshme për interesat e të gjithë bashkësisë ndërkombëtare. "