Amir Abdullahian: Deklaratat separatiste të presidentit të Turqisë janë befasuese
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102168-amir_abdullahian_deklaratat_separatiste_të_presidentit_të_turqisë_janë_befasuese
Ndihmësi Special i Kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për Çështjet Ndërkombëtare i quajti befasi deklaratat separatiste të presidentit turk.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 12, 2020 06:20 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian: Deklaratat separatiste të presidentit të Turqisë janë befasuese

Ndihmësi Special i Kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për Çështjet Ndërkombëtare i quajti befasi deklaratat separatiste të presidentit turk.

Hussein Amir-Abdollahian, ndihmësi special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare, në përgjigje të vërejtjeve të fundit të presidentit të Turqisë në Twitter shkroi: "Ekziston një ndryshim midis një fqinjësie dhe perspektivës së ekspansionizmit të një vendi; " President i Turqisë, ju lutemi shikoni nga afër historinë e Iranit dhe veçanërisht historinë e Republikës Islamike të Iranit. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili udhëtoi në Baku të Enjten për të marrë pjesë në një paradë ushtarake të trupave azerbajxhanase me rastin e çlirimit të territoreve të pushtuara nga armenët, recitoi një frazë nga një poezi separatiste rreth lumit Aras në kufirin Iran-Azerbajxhan. Kjo deklaratë e tij u shoqërua me një reagim të mprehtë nga zyrtarët iranianë dhe përdoruesit iranianë në hapësirën kibernetike, përfshirë Twitter.