Komisioni i përbashkët i marrëveshjes bërthamore takohet të mërkurën
Takimi i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore zhvillohet të mërkurën në nivel të zv/ministrave dhe drejtorëve politikë të ministrive të punëve të jashtme të Iranit dhe të shteteve të Grupit 4+1 nëpërmjet videokonferencës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë takim i cili zhvillohet ditën e mërkurë me kryesinë e Helga Schmid, sekretarja e përgjithshme për veprim të jashtëm të Bashkimit Evropian, Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, do ta kryesojë delegacionin e Iranit në takimin e komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore.
Takimi i kaluar i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore u zhvilluar me 1 shtator të këtij viti në Vjen dhe zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit në atë takim ka biseduar me disa prej shefave të delegacioneve pjesëmarrëse.
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit pas takimit të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore në shtator të këtij viti, në lidhje me bisedimet në këtë takim, ka thënë se tema për të cilët të gjithë palët kanë rënë dakord në këtë takim ishte ruajtja e marrëveshjes bërthamore dhe kryerja e veprimeve të nevojshme në këtë kuadër nëpërmjet zbatimit të plotë dh efikas të zotimeve të të gjitha palëve.