Rusia kundërshton rishikimin e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102186-rusia_kundërshton_rishikimin_e_marrëveshjes_bërthamore
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov thaa se Shtetet e Bashkuara janë shkaku kryesor i sfidave të vazhdueshme që kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit, duke shprehur kundërshtimin e Moskës ndaj çdo plani të mundshëm që synon të rishikojë marrëveshjen bërthamore të nënshkruar në vitin 2015 ose që përfshin çështje jo-bërthamore në të.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 12, 2020 16:32 Europe/Tirane
  • Rusia kundërshton rishikimin e marrëveshjes bërthamore

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov thaa se Shtetet e Bashkuara janë shkaku kryesor i sfidave të vazhdueshme që kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit, duke shprehur kundërshtimin e Moskës ndaj çdo plani të mundshëm që synon të rishikojë marrëveshjen bërthamore të nënshkruar në vitin 2015 ose që përfshin çështje jo-bërthamore në të.

Lavrov i bëri deklaratat të Shtunën në një intervistë me Agjencinë e Lajmeve IRIB. Ai shtoi se Rusia mbështet qëndrimin rigoroz të Iranit mbi marrëveshjen bërthamore, e cila u nënshkrua midis Teheranit dhe fuqive të mëdha botërore, por kundërshton pozicionin e vendeve që kërkojnë të përfshijnë çështje të tjera në marrëveshje. Diplomati i lartë rus theksoi se marrëveshja bërthamore nuk duhet as të rishikohet as të rinegociohet. Ai tha se ekziston një konsensus që tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosja e sanksioneve kundër Iranit janë fajtorë për situatën aktuale në lidhje me marrëveshjen, duke kritikuar qasjen "jokonstruktive" të Uashingtonit ndaj marrëveshjes. Ai theksoi se individë të caktuar në sistemin politik të SHBA mbështesin shembjen e marrëveshjes bërthamore dhe besojnë se çdo marrëveshje me Iranin duhet të shmanget.