Eragçi i përgjigjet disa historive rreth takimeve imagjinare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102267-eragçi_i_përgjigjet_disa_historive_rreth_takimeve_imagjinare
Zëvendës Ministri i Jashtëm i Iranit, duke folur për vizitën e tij të fundit në Oman, theksoi: "Trilluesit që flasin për takime imagjinare duket se nuk kanë një kuptim të duhur të situatës aktuale".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 16, 2020 06:46 Europe/Tirane
  • Eragçi i përgjigjet disa historive rreth takimeve imagjinare

Zëvendës Ministri i Jashtëm i Iranit, duke folur për vizitën e tij të fundit në Oman, theksoi: "Trilluesit që flasin për takime imagjinare duket se nuk kanë një kuptim të duhur të situatës aktuale".

Sipas IRNA, "Seyyed Abbas Eragçi " në mediat sociale shkroi: "Pas një udhëtimi dy-ditor në Kabul, të hënën e kaluar unë pata një vizitë katër orësh në Oman për të marrë pjesë në takimin e shtatë të Komitetit Strategjik Konsultativ të Republikës Islamike të Iranit dhe Mbretërisë së Omanit. Ai ishte një udhëtim efikas dhe shumë i dobishëm. Midis vendeve të Gjirit Persik, marrëdhëniet e Iranit me Omanin kanë pasur gjithmonë një tipar dhe rëndësi të veçantë. Trilluesit e tregimeve që flasin për takime imagjinare duket se nuk kanë një kuptim të qartë të situatës aktuale," theksoi Eragçi.  Të martën, disa faqe dhe rrjete të Telegramit pretenduan se një nga qëllimet e vizitës së Eragçi në Oman ishte të takohej me një përfaqësues të Presidentit të zgjedhur të SHBA Biden në vendin Arab.