Amir Hatami: Janë nënshkruar kontrata për eksportin e armëve iraniane
(last modified Thu, 17 Dec 2020 07:06:58 GMT )
Dhjetor 17, 2020 08:06 Europe/Tirane
  • Amir Hatami: Janë nënshkruar kontrata për eksportin e armëve iraniane

Ministri i Mbrojtjes i Iranit njoftoi përfundimin e nënshkrimit të kontratave në fushën e eksporteve të armëve në vendet e tjera.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Gjeneral Brigade "Amir Hatami" deklaroi se janë lidhur disa kontrata në fushën e eksporteve të armëve në vendet e tjera dhe tha: "Negociatat janë duke u zhvilluar me vende të ndryshme edhe në fushën e blerjeve të armëve." Në përputhje me Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të KB dhe Planit Gjithëpërfshirës të Përbashkët të Veprimit (CJAP) nga 18 tetor 2020, të gjitha embargot e armëve të Republikës Islamike të Iranit, si dhe masat financiare dhe shërbimet përkatëse dhe të gjitha ndalimet e importit ose eksportit brenda territorit të vendeve anëtare të KB, që u ishin imponuar më parë për disa qytetarë iranianë dhe zyrtarë ushtarakë, kanë përfunduar automatikisht.

Tags