Irani e quan të paligjshme rezolutën anti-iraniane të AP të OKB
(last modified Thu, 17 Dec 2020 13:47:30 GMT )
Dhjetor 17, 2020 14:47 Europe/Tirane
  • Irani e quan të paligjshme rezolutën anti-iraniane të AP të OKB

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se rezoluta anti-iraniane e Asamblesë së Përgjithshme të OKB në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut nuk ka bazë ligjore.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Sa’id Katibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e enjte ka reaguar ndaj miratimit të një rezolute kundër Iranit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB dhe ka thënë se kjo rezolutë nuk posedon baza dhe aspekte ligjore dhe ka kritikuar qasjen e hartuesve të kësaj rezolute që po shfrytëzojnë institucionet ndërkombëtare si mjet për ushtrimin e presionit ndaj Iranit.

Khatibzade vuri në dukje të kaluarën e shumë mbështetësve kryesor të kësaj rezolute në shkeljen flagrante dhe sistematike të të drejtave të njeriut sidomos nëpërmjet ndërhyrjeve ushtarake në vendet e tjera dhe shitjes së armatimeve për regjimet diktatoriale dhe despotike dhe tha: “Rezoluta e cila është miratuar ditën e kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, me votën e më pak se gjysmës së vendeve anëtare të OKB dhe kundërshtimit të mbi 110 vendeve, në realitet është po ai tekst i cili kohë më parë është miratuar në me vota të ngjashme në komitetin e tretë të AP të OKB dhe sipas procedurës së punës së OKB, u konfirmuar në AP. Ne thellësisht e dënojmë hipokrizinë e hartuesve të kësaj rezolute të cilët nën presionin e arrogancës së Amerikës, kanë mbyllur sytë e vet ndaj terrorit ekonomik të Amerikës ndaj popullit të Iranit dhe në vend që të dënojnë sanksionet e paligjshme dhe kundër njerëzimit të Amerikës, praktikisht e kanë ulur veten në nivel të bashkëpunëtorëve të regjimit të Amerikës. Ne i rekomandojmë Kanadasë dhe shteteve të tjera mbështetëse kryesore të kësaj rezolute që t’i japin fund sjelljes ndërhyrëse dhe të pamoralshme ndaj popujve të pavarura. Veprime të tilla jokonstruktive jo vetëm që nuk ndihmojnë ngritjen e gjendjes së të drejtave të njeriut në nivel global, por vetëm ushtrojnë ndikim negativ duke vendosur etiketa politike kundër vendeve të pavarura”.

Vlen të theksohet se Asambleja e Përgjithshme e OKB ditën e mërkurë ka miratuar projektrezolutën e propozuar nga Kanadaj në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran me 82 vota pro përball 30 votave kundër dhe 64 abstenime.

Tags