Persepolis - Ulsan Hyundai; Finalja e Ligës së Kampionëve Aziatike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102333-persepolis_ulsan_hyundai_finalja_e_ligës_së_kampionëve_aziatike
Ekipet e futbollit Persepolis të Iranit dhe Ulsan Hyundai të Koresë së Jugut do të zhvillojnë finalen e Ligës së Kampionëve të Azisë 2020 këtë mbrëmje (e Shtunë).
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 19, 2020 05:38 Europe/Tirane
  • Persepolis - Ulsan Hyundai; Finalja e Ligës së Kampionëve Aziatike

Ekipet e futbollit Persepolis të Iranit dhe Ulsan Hyundai të Koresë së Jugut do të zhvillojnë finalen e Ligës së Kampionëve të Azisë 2020 këtë mbrëmje (e Shtunë).

Të dy ekipet Persepolis dhe Ulsan Hyundai janë në finalen e Ligës së Kampionëve AFC për herë të dytë; Ndërkohë, përfaqësuesi i Koresë së Jugut fitoi garën për në finalen e vitit 2012 me fitoren e tij kundrejt Al-Ahly të Arabisë Saudite, por përfaqësuesi i Iranit humbi ndaj Kashima Antlers të Japonisë në finalen e vitit 2018 dhe nuk fitoi kampionatin. Por sot, djemtë iranianë me fanellë të kuqe do të luajnë përballë lojtarëve koreanë; Persepolis arriti në finalen e Ligës së Kampionëve Aziatik këtë sezon nën drejtimin e Jahja Golmohammadi, një trajner iranian. Kim Do-hoon, trajneri 50-vjeçar korean, nuk ka kujtime të lumtura nga përballja me futbollin iranian; Ai ishte i pranishëm në humbjen e rëndë dhe historike të Koresë së Jugut 6: 2 kundrejt Iranit, kur në atë kohë shënoi golin e dytë të skuadrës së tij. Skuadrat e Persepolis të Iranit dhe Ulsan Hyundai të Koresë së Jugut do të përballen me njëra-tjetrën sot në orën 15:30 (me kohën e Teheranit) në finalen e Ligës së Kampionëve të Azisë 2020 në stadiumin kryesor në Doha të Katarit.