Dhjetor 19, 2020 19:28 Europe/Tirane
  • Irani hedh poshtë pretendimin e Pompeos për kërkimin e paqes me Teheranin

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka reaguar me forcë ndaj pretendimit të fundit të Sekretarit të Shtetit të SHBA Mike Pompeo në lidhje me qëllimin këmbëngulës të Uashingtonit për të ndjekur paqen në marrëdhëniet me popullin iranian, duke thënë se kryediplomati amerikan që po largohet është i fiksuar me Iranin.

Në një postim të Premten, Pompeo pohoi se Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë kërkuar paqe me popullin e Iranit ndërsa Republika Islamike ka shtypur popullin e saj dhe ka kërkuar konflikt dhe dhunë kundër Perëndimit gjatë 41 viteve të fundit dhe tha se kjo është natyra e vërtetë e vendit. "Zotriu në largim #WeLiedCheatedStole (Ne gënjyem, mashtruam dhe grabitëm) është fiksuar përsëri me Iranin," tha të Shtunën Said Khatibzadeh në një postim në faqen e tij në Twitter, duke iu referuar Pompeos, ish-drejtori i CIA-s, i cili vitin e kaluar pranoi abuzimet gjatë kohës së tij në krye të CIA-s. "Realiteti është se regjimet amerikane kanë komplotuar prej kohësh grusht shteti dhe kanë bërë luftëra kundër iranianëve dhe fqinjëve të tyre. Njerëz të panumërt janë vrarë. Dhe amerikanët më të prekshëm u abuzuan si mish për top", shtoi Khatibzadeh. Në prill 2019, Pompeo duke folur për eksperiencën e tij në CIA, tha: "Unë isha drejtori i CIA-s. Ne gënjyen, mashtruam, grabitëm. Ishte sikur kishim kurse të tëra trajnimi ... kjo të kujton lavdinë e eksperimentit amerikan".

 

Tags