Rabi’i: Evropianët t’i kthehen zotimeve të tyre në marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102391-rabi’i_evropianët_t’i_kthehen_zotimeve_të_tyre_në_marrëveshjen_bërthamore
Zëdhënësi i Qeverisë së Iranit deklaroi se shtetet evropiane në vend që të shprehin shqetësime, më mirë është t’i kthehen zotimeve të tyre në marrëveshjen bërthamore me Iranin në mënyrë që të krijohen kushtet për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 22, 2020 10:47 Europe/Tirane
  • Rabi’i: Evropianët t’i kthehen zotimeve të tyre në marrëveshjen bërthamore

Zëdhënësi i Qeverisë së Iranit deklaroi se shtetet evropiane në vend që të shprehin shqetësime, më mirë është t’i kthehen zotimeve të tyre në marrëveshjen bërthamore me Iranin në mënyrë që të krijohen kushtet për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.

Ali Rabi’i, zëdhënësi i Qeverisë së Iranit, ditën e martë në konferencën për shtyp, në lidhje me pretendimin e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës për pasojat serioze të shkeljes së zotimeve të marrëveshjes bërthamore dhe se Iranit duhet t’i respektojë të gjitha pikat e marrëveshjes bërthamore, deklaroi: “Republika Islamike e Iranit është palë ankuese për shkeljen e zotimeve dhe moszbatimin themelor të zotimeve nga ana e Amerikës dhe Evropës. Është e qartë se Irani nuk mund t’i zbatojë zotimet e marrëveshjes bërthamore në mënyrë të njëanshme, prandaj shtetet evropiane në vend të shprehjes së shqetësimeve, më mirë është që të kthehen në zbatimin e zotimeve të tyre në mënyrë që të krijohen kushtet për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore, gjë që është në favor të të gjitha palëve.

Zëdhënësi i Qeverisë së Iranit shtoi se veprimet kompensuese të Republikës Islamike të Iranit në kuadër të pesë hapave janë përputhje me të drejtat e njohura zyrtarisht në paragrafin 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore dhe tha: “Në rast të kthimit të shpejtë palëve të marrëveshjes bërthamore në zbatimin e zotimeve në marrëveshjen bërthamore, atëherë do të ndalen edhe këto veprimeve kompensuese të Iranit. Franca dhe shtetet e tjera evropiane  nëse me të vërtetë kërkojnë ruajtjen dhe ripërtëritjen e marrëveshjes bërthamore në mënyrë që të garantohen edhe interesat e Iranit, atëherë duhet të zbatojnë zotimet e veta në marrëveshjen bërthamore dhe të bëjnë përpjekje për heqjen e sanksioneve të padrejta kundër Iranit”.