Hemati: U zgjidh problemi i blerjes së vaksinës kundër Korona
Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit ka njoftuar për zgjidhjen e problemit të blerjes së vaksinës kundër virusit Koronas.
Abdunaser Hemati, guvernatori i Bankës Qendrore të iranit, ditën e enjte në faqen e tij në Instagram, ka shkruar: “Është arritur takordimi fillestar për transferimin e shumës së nevojshme të parave nga llogaria e një banke (një llogari jashtë llogarive të Bankës Qendrore në Korenë Jugore) sot në mëngjes dhe është lëshuar urdhri për pagimin e shumës përkatëse për blerjen e vaksinës kundër virusit Korona”.
Hemati duke thënë se procesi për blerjen e vaksinës kundër virusit Korona po vazhdon të ndiqet në mënyrë serioze, shtoi: “Tani është bërë koordinimi i duhur me Ministrinë e Shëndetësisë dhe në kohën më të shpejtë të mundur do të bëhet blerja e vaksinës kundër Koronas dhe transferimi i saj në Iran”.
Presidenti i Bankës Qendrore të Iranit ka thënë se për shkak të presioneve që po ushtron Amerika mbi bankat e ndryshme evropiane, ato kanë frikë të bashkëpunojnë me Iranin dhe çdo bankë e destinacionit është e gatshme të pranojë paratë vetëm në rast të marrjes së lejesë speciale nga ana e Amerikës.