Hemati: U zgjidh problemi i blerjes së vaksinës kundër Korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102440-hemati_u_zgjidh_problemi_i_blerjes_së_vaksinës_kundër_korona
Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit ka njoftuar për zgjidhjen e problemit të blerjes së vaksinës kundër virusit Koronas.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 24, 2020 10:56 Europe/Tirane
  • Hemati: U zgjidh problemi i blerjes së vaksinës kundër Korona

Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit ka njoftuar për zgjidhjen e problemit të blerjes së vaksinës kundër virusit Koronas.

Abdunaser Hemati, guvernatori i Bankës Qendrore të iranit, ditën e enjte në faqen e tij në Instagram, ka shkruar: “Është arritur takordimi fillestar për transferimin e shumës së nevojshme të parave nga llogaria e një banke (një llogari jashtë llogarive të Bankës Qendrore në Korenë Jugore) sot në mëngjes dhe është lëshuar urdhri për pagimin e shumës përkatëse për blerjen e vaksinës kundër virusit Korona”.

Hemati duke thënë se procesi për blerjen e vaksinës kundër virusit Korona po vazhdon të ndiqet në mënyrë serioze, shtoi: “Tani është bërë koordinimi i duhur me Ministrinë e Shëndetësisë dhe në kohën më të shpejtë të mundur do të bëhet blerja e vaksinës kundër Koronas dhe transferimi i saj në Iran”.

Presidenti i Bankës Qendrore të Iranit ka thënë se për shkak të presioneve që po ushtron Amerika mbi bankat e ndryshme evropiane, ato kanë frikë të bashkëpunojnë me Iranin dhe çdo bankë e destinacionit është e gatshme të pranojë paratë vetëm në rast të marrjes së lejesë speciale nga ana e Amerikës.