Ruhani: Qeveria në çdo çast po ndjek neutralizimin e sanksioneve
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Qeveria e Iranit për çdo çast po ndjek përpjekjet për neutralizimin e sanksioneve të padrejta dhe të paligjshme të Amerikës.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e shtunë në mbledhjen e shtabit kombëtar për t’u përballur me virusin Korona në Iran, vuri në dukje sabotimet e amerikanëve në rrugën e sigurimit të vaksinës kundër Koronas dhe tha: “Amerika ka krijuar probleme për blerjen e vaksinës Korona ndërsa mediat anti-iraniane për çdo ditë po gjejnë pretekste të reja për të vazhduar propagandën kundër popullit iranian. Në çdo vend nëse ekziston vaksinë e besueshme dhe Ministria e Shëndetësisë do të deklarojë se ajo vaksinë është e besueshme, atëherë Qeveria menjëherë do të marrë masa për blerjen e asaj vaksine”.
Ruhani gjithashtu duke thënë se aktualisht një virus më i zhvilluar është shfaqur në disa vende evropiane sidomos në Angli, shtoi: “Duhet të zbatojmë masa më të rrepte të kujdesit ndaj udhëtarëve të cilët vijnë nga vendet evropiane në mënyrë që ky virus i zhvilluar të mos përhapet në Iran”.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke falënderuar të gjithë qytetarët për respektimin e udhëzimeve dhe protokolleve shëndetësore sidomos gjatë festës së natës “Jelda” e cila ka rëndësi të veçantë nga aspekti i takimeve familjare për qytetarët iranianë, shtoi: “Duhet të bëjmë gjithnjë përpjekje më të mëdha për të arritur në rrethana të mira. Ka rëndësi shumë të madhe që kontrolli i përhapjes së virusit Korona të ketë një gjendje të qëndrueshme, prandaj përdorimi i maskës, respektimi i distancës sociale dhe shmangja e tubimeve, si dhe shmangia e organizimit të tubimeve me rastin e festave kombëtare dhe fetare, është prioritet”.