Khatibzade: Nuk do të lejojmë shkeljen e gjakut të martir Kasem Sulejmani
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102521-khatibzade_nuk_do_të_lejojmë_shkeljen_e_gjakut_të_martir_kasem_sulejmani
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se përveç hakmarrjes për gjakun e gjeneral Kasem Sulejmani, Irani në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara, nuk do të hamendet as për një çast në vetëmbrojtjen legjitime.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 28, 2020 10:37 Europe/Tirane
  • Khatibzade: Nuk do të lejojmë shkeljen e gjakut të martir Kasem Sulejmani

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se përveç hakmarrjes për gjakun e gjeneral Kasem Sulejmani, Irani në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara, nuk do të hamendet as për një çast në vetëmbrojtjen legjitime.

Sa'id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, ditën e hënë në konferencën për shtyp, në lidhje me mbledhjen e javës së kaluar të ministrave të punëve të jashtme të shteteve nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, tha: "Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ka theksuar respektimin e zotimeve të palëve nënshkruese të marrëveshjes bërthamore".

Khatibzade në lidhje me vizitën e një delegacioni irakian në Teheran, tha: "Këshilltari i kryeministrit të Irakut me ftesë të Republikës Islamike të Iranit ka arritur në Teheran për të biseduar në lidhje me zhvillimet më të fundit në rajon".

Khatibzade duke theksuar se politika e Iranit është mbi bazën e fqinjësisë së mirë, shtoi: "Amerika i ka shndërruar vendet fqinjë në baza të pasigurisë dhe Teherani shumë herë u ka thënë vendeve fqinjë dhe mike që të kryejnë detyrat e veta përball regjimit arrogantë të Shtëpisë së Bardhë, edhe pse në bazë Kartës së Kombeve të Bashkuara, Irani nuk do të hamendet as për një çast në mbrojtjen e kufijve të vet".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit gjithashtu vuri në dukje veprimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në lidhje me deklaratat e fundit të Adel Abdulmahdi, ish-kryeministër i Irakut në lidhje me vizitën e fundit të gjeneral Kasem Sulejmani në Irak dhe atentatin terrorist kundër tij, dhe tha: "Gjeneral Kasem Sulejmani ishte gjeneral i më paqedashës në rajon dhe mposhtja e terrorizmit dhe imazhit të dhunshëm të vehabizmit në rajon, është trashëgimia e tij. Amerika me atentatin terrorist kundër gjeneral Kasem Sulejmani ka bërë një gabim të madh strategjik dhe me patjetër urdhëruesit dhe autorët e këtij krimi të madh në qeverinë e Amerikës do të dalin para drejtësisë".