Ruhani: Populli iranian i unifikuar në luftën ndaj sanksioneve dhe nda pandemisë
Presidenti iranian Hasan Ruhani tha të hënën se krerët e tre degëve të pushtetit të Sistemit Islamik kanë rënë dakord për luftimin dhe thyerjen e sanksioneve të SHBA-së, dhe luftimin e epidemisë COVID-19, si dhe mbi deklaratën e buxhetit të vitit të ardhshëm.
Duke folur pas takimit me Shefin e Organit të Drejtësisë Ibrahim Raisi dhe Kryetarin e Parlamentit Mohamad-Baker Ghalibaf, Presidenti Ruhani vuri në dukje se në fund të vitit 2020, populli i Iranit ishte plotësisht i unifikuar në rezistencën ndaj sanksioneve shtypëse dhe anti-njerëzore të SHBA dhe në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Kryeparlamentari Ghalibaf tha se buxheti i vitit të ardhshëm do të përqendrohet në përmirësimin e jetesës së njerëzve, në shëndetin, në ndihmën për të varfrit dhe në inkurajimin e prodhimit. Nga ana e tij, kreu i Gjyqësorit, Ibrahim Raisi, shtoi se Irani është në gjendje të zgjidhë të gjitha problemet e tij duke përdorur burimet e tij të bollshme dhe të rinjtë.