Fillon testimi njerëzor i vaksinës iraniane kundër Koronas
Vaksina e parë kundër Korona e prodhuar nga Irani sot me injektimin me sukses në një grua iraniane, zyrtarisht ka filluar testimin njerëzor.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se vaksina iraniane kundër virusit Korona me injektimin në vullnetarët iraniane, zyrtarisht ka filluar fazën e parë të studimeve klinike nga ana e studiuesve iranianë në shtabin e përballjes kundër virusit Korona me praninë e ministrit të shëndetësisë së Iranit dhe sekretarit për shkencë dhe teknologji të presidentit të Republikës Islamike të Iranit.
Injektimi i parë është krye me sukses dhe ka kurrfarë shenja të tronditjes dhe temperaturës deri në këtë çast. Hoxhat Nik Malaki, zëdhënësi i shtabit iranian kundër Koronas, tha: “Pas lëshimit të lejes për fillimin e testimit njerëzor, sot ka nisur faza e parë e testimit njerëzor të vaksinës iraniane kundër Koronas duke injektuar atë te disa vullnetarë”.
Minu Moharez, anëtare e komitetit shkencor në shtabin për përballje me virusin Korona në Iran, gjatë procesit të injektimit të vaksinës së parë iraniane kundër Koronas në fazën e testimit njerëzor, tha: “Sipas ligjit, për fazën e parë janë zgjedhur 56 persona për injektimin e vaksinës iraniane kundër Korona. Këta persona janë plotësisht të shëndoshë dhe më parë nuk kanë qenë të infektuar me virusin Korona. Këta persona në mënyrë sistematike kontrollohen për çdo ditë dhe në këtë mënyrë edhe analizohet efekti i vaksinës dhe pastaj deklarohet rezultati për fazën e dytë”.