Ruhani: Gjeneral Sulejmani është hero kombëtar dhe krenari e popujve myslimanë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102566-ruhani_gjeneral_sulejmani_është_hero_kombëtar_dhe_krenari_e_popujve_myslimanë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se gjeneral Kasem Sulejmani, është hero kombëtar dhe krenari për popullin e Iranit dhe për popujt e rajonit dhe për popujt myslimanë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 30, 2020 13:44 Europe/Tirane
  • Ruhani: Gjeneral Sulejmani është hero kombëtar dhe krenari e popujve myslimanë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se gjeneral Kasem Sulejmani, është hero kombëtar dhe krenari për popullin e Iranit dhe për popujt e rajonit dhe për popujt myslimanë.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në mbledhjen e Qeverisë, vuri në dukje njëvjetorin e martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani dhe shtoi: “Viti që përfundon nesër, është shoqëruar me pikëllimin dhe dhimbjen e martirizimit të gjeneralit të madh i cili është vrarë me atentatin terrorist të urdhëruar nga autoritetet amerikane si presidentin dhe sekretarin e amerikan të shtetit”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se edhe të tjerët ishin pjesëmarrës në krimin e atentatit terrorist kundër komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, deklaroi: “Kjo është e drejtë legjitime e popullit të Iranit që të hakmerret për gjakun e gjeneralit të tij të dashur dhe të mbrojë të drejtën legjitime të gjeneral Kasem Sulejmani”.

Ruhani duke vë në dukje pjesëmarrjen e miliona njerëzve në ceremoninë mortore dhe të varrimit të arkivolit të gjeneral Sulejmani në qytete të ndryshme të Iranit, shtoi: “Trump dhe regjimi izraelit nuk mendonin se i gjithë Irani, Iraku, Libani dhe rajoni do të dalin në rrugë për t’i dhënë lamtumirën e fundit këtij gjenerali të madh. Vota e deputetëve të Parlamentit të Irakut për dëbimin e forcave ushtarake amerikane nga vendi i tyre gjithashtu ishte një goditje e madhe për regjimin terrorist të Amerikës në mënyrë që ata të mos mendojnë se kanë ndonjë pozitë në Irak. Gjenerali i martirizuar Kasem Sulejmani është martir i gjallë i historisë dhe Fronti i Rezistencës do të vazhdojë rrugën me dashuri dhe fuqi edhe më të madhe”.