Dhjetor 31, 2020 07:22 Europe/Tirane
  • Khatibzadeh i drejtohet Pompeo: Bota ka refuzuar të jetë peng i juaj

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit të Mërkurën në mbrëmje, duke iu referuar dështimit të fushatës amerikane të presionit maksimal kundër Iranit, iu drejtua Sekretarit të Shtetit të SHBA Mike Pompeo dhe tha se bota ka refuzuar të mbahet peng nga SH.B.A.

Sipas IRNA, Said Khatibzadeh në përgjigje të cicërimës së fundit të Pompeo në të cilën ai e quajti Iranin një faktor të paqëndrueshmërisë dhe një kërcënim për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj dhe adresoi çështjen e presionit maksimal mbi kombin iranian shkroi: "Pas katër vjetësh "Dështimi Maksimal", Pompeo me dëshpërim po bën propagandë me qëllim që katastrofën që ai shkaktoi ta paraqes si një sukses. Khatibzadeh shtoi: "Një lajm i rëndësishëm: njerëzit nuk janë naivë dhe bota nuk pranoi të ishte pengu juaj. Hajt me shëndet sa më shpejt!" (Shko me shpejt) . Pas tërheqjes së tij të paligjshme nga marrëveshja bërthamore (8 maj 2018), Shtetet e Bashkuara kanë filluar një fushatë gjithëpërfshirëse për të bërë presion mbi Iranin. Presidenti i SHBA Donald Trump ka premtuar të bindë Iranin të vijë në tryezën e negociatave për të arritur një "marrëveshje më të mirë", sipas tij, duke u tërhequr nga marrëveshja bërthamore dhe duke ndjekur të ashtuquajturën "fushatë e presionit maksimal". Ndërsa presidenca katër-vjeçare e Trump po i afrohet fundit, ai nuk ka arritur ta realizojë këtë qëllim.

Tags