Teherani: Washington Times duhet të ndalë botimin e lajmeve të rreme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102614-teherani_washington_times_duhet_të_ndalë_botimin_e_lajmeve_të_rreme
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi se e përditshmja amerikane Washington Times duhet të ndalojë botimin e lajmeve të rreme dhe të përfundojë përhapjen e fanatizmit anti-Iran, pavarësisht nga fakti që më parë është paguar nga grupi terrorist Organizata Muxhahedin Khalk (MEK) për të qarkulluar disa lajme false.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 01, 2021 15:55 Europe/Tirane
  • Teherani: Washington Times duhet të ndalë botimin e lajmeve të rreme

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi se e përditshmja amerikane Washington Times duhet të ndalojë botimin e lajmeve të rreme dhe të përfundojë përhapjen e fanatizmit anti-Iran, pavarësisht nga fakti që më parë është paguar nga grupi terrorist Organizata Muxhahedin Khalk (MEK) për të qarkulluar disa lajme false.

Në një postim të Premten, Said Khatibzadeh tha se metoda frikacake e vrasjes së liderëve të huaj është një tipar i Shteteve të Bashkuara dhe regjimit izraelit dhe jo e Iranit. " Washington Times duhet të dijë më mirë sesa të publikojë lajme të rreme dhe të përhapë fanatizëm anti-Iran - edhe pse është PAGUAR nga kulti i jashtëligjshëm terrorist MEK për të publikuar të tilla lajme" tha zëdhënësi iranian. Ai me ironi shtoi se lexuesit e gazetës amerikane "meritojnë më mirë!" Postimi i Khatibzadeh erdhi pasi Washington Times të Mërkurën shtrembëroi deklaratat e Presidentit iranian Hasan Ruhani dhe pretendoi në mënyrë të gabuar se ai ka lëshuar një kërcënim me vdekje ndaj jetës së homologut të tij amerikan në largim Donald Trump. "Pas disa ditësh, jeta e këtij krimineli [Trump] do të marrë fund dhe ai do të shkojë në koshin e historisë," citoi gabimisht gazeta Presidentin iranian. Duke ju drejtuar një takimi të kabinetit në Teheran të Mërkurën, Presidenti Ruhani e përshkroi vrasjen e komandantit të lartë iranian Gjeneral Lejtnant Kasem Soleimani si "një akt hakmarrjeje" nga SHBA dhe Izraeli kundër Republikës Islamike dhe kombeve të tjera të pavarura që shkatërruan komplotet për të destabilizuar rajonin. Ruhani shtoi: "Një nga efektet e këtij akti idiot dhe të turpshëm ishte se Trumpizmi mori fund dhe brenda pak ditësh, mandati i këtij krimineli po mbaron dhe ai do të shkojë në koshin e plehrave të historisë."