Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq vlerëson Gjysmëhënën e Kuqe të Iranit
(last modified Mon, 04 Jan 2021 12:09:40 GMT )
Janar 04, 2021 13:09 Europe/Tirane
  • Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq vlerëson Gjysmëhënën e Kuqe të Iranit

Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq ka vlerësuar lartë programet e Organizatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit.  

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në takimin e organizatave kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe që u zhvilluar për pesë ditë në mënyrë virtuale, Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq ka vlerësuar lartë programet dhe mendimet reformatore të Iranit, Ausralisë, Japonisë, Gjermanisë dhe Kanadasë.

Për çdo vit zhvillohet takimi i ERU që do të thotë njësitë për përgjigje emergjente të vendeve anëtare të Federatës Ndërkombëtare të Organizatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe në këtë takim të gjitha organizatat kombëtare të lidhura me Organizatën Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe bisedojnë dhe shkëmbejnë mendime në lidhje me tema dhe çështjet përkatëse për t’iu përgjigjur nevojave shëndetësore dhe kuruese gjatë fatkeqësive dhe aksidenteve dhe gjatë këtij takimi shkëmbehen edhe eksperiencat shkencore dhe operative e organizatave të këtyre vendeve mes njëra-tjetrës.

Ky takim zhvillohet për çdo vit në selinë e Federatës Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në Zvicër me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të vendeve anëtare.

Tags