Khatibzade: Veprimet djallëzore të Amerikës nuk mbesin larg syrit tonë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102673-khatibzade_veprimet_djallëzore_të_amerikës_nuk_mbesin_larg_syrit_tonë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit vuri në dukje lëvizjet dhe veprimet e Amerikës në rajon dhe deklaroi se veprimet djallëzore të Uashingtonit nuk mbesin larg syrit tonë dhe ne po vëzhgojmë me vëmendje veprimet e tyre sekrete në Irak dhe në të gjithë rajonin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 04, 2021 10:01 Europe/Tirane

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit vuri në dukje lëvizjet dhe veprimet e Amerikës në rajon dhe deklaroi se veprimet djallëzore të Uashingtonit nuk mbesin larg syrit tonë dhe ne po vëzhgojmë me vëmendje veprimet e tyre sekrete në Irak dhe në të gjithë rajonin.

Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e hënë në konferencën për shtyp, tha se roli i faktorëve dhe aleatëve të regjimit sionist në disa tensione sidomos në ato të Irakut, është vërejtur në mënyrë të çartë dhe shtoi: “Irani nuk synon tensione në rajon, mirëpo në mbrojtje ndaj kufijve dhe territorit të vet nuk hamendet as për një çast dhe çfarëdo lloj agresioni do t’i përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të hapur. Fqinjët tanë e dinë shumë mirë se aventura e Amerikës deri në çfarë mase është e dëmshme për vendet e rajonit. Amerika për herë të tretë në veprimet e veta kundër popullit të Iranit në OKB ka dështuar dhe kjo çështjeje shton izolimin për çdo ditë e më të madh të autoriteteve të Shtëpisë së Bardhë dhe kjo ishte një disfatë poshtëruese për ata”.

Në lidhje me ndjekjen e përbashkët nga Irani dhe Irakut të dosjes së atentatit terrorist ndaj gjeneral Kasem Sulejmani, Khatibzade tha: “Një çështje shumë serioze nga aspekti juridik dhe ligjor i këtij atentati terrorist është në anën e Irakut dhe Iraku duhet ta ndjekë këtë dosje nga ky aspekt”.

Khatibzade në lidhje me deklaratat e fundit të Jack Salivan i cili ka thënë se pas kthimit në marrëveshjen bërthamore, Uashingtoni do të bisedojë me Iranin për çështjen e programit raketor, theksoi: “Në lidhje me kapacitetin mbrojtës të Iranit kurrë nuk do të zhvillohen kurrfarë negociatash dhe kapaciteti mbrojtës i Iranit zhvillohet në bazë të nevojave të Iranit dhe plotësisht në mënyrë të pavarur. Amerika e di se programi atomik i Iranit është paqësor dhe në nuk do të zhvillojmë përsëri negociata në lidhje me çështjet të cilat më parë janë negociuar dhe përgjigja jonë është zbatimi i plotë dhe pa kurrfarë kushte i marrëveshjes bërthamore dhe kompensimi i ngjarjeve të kaluara”.

Në lidhje me efektin e kthimit të Amerikës në marrëveshjen bërthamore dhe ndikimin e këtij kthimi mbi marrëdhëniet e Iranit me Kinën, Khatibzade duke thënë se bashkëpunimet e Iranit dhe Kinës kanë arritur në nivel strategjik, deklaroi: “Marrëveshja bërthamore është një kornizë për bashkëpunim në fushën e teknologjisë atomike dhe partnerët më të rëndësishëm tonë për bashkëpunim gjatë kësaj kohe kanë qenë Rusia dhe Kina, ndërsa nëse Amerika kthehet në zbatimin e plotë të zotimeve të saj, këto bashkëpunime do të zhvillohen në dimensione më të mëdha”.

Në lidhje me largimin e aeroplanmbajtëses së Amerikës nga rajoni dhe kthimin e saj përsëri në Gjirin Persik, Khatibzade tha: “Ne kemi gatishmërinë e duhur për çfarëdo lloj skenarësh. Nuk po gjykojmë për asnjë skenar, por përgjigja e jonë do të jetë e prerë”.