Rabi’i: Pasurimi i uraniumit bëhet në përputhje me marrëveshjen bërthamore
Zëdhënësi i Qeverisë së Iranit deklaroi se vendimi i Republikës Islamike të Iranit për pasurimin e uraniumit me 20% është në bazë të projektligjit të miratuar në Parlamentin Islamik të Iranit dhe Irani ka të drejtë të marrë masat dhe veprimet e nevojshme derisa palët e tjera të kthehen në zbatimin e zotimeve të tyre në bazë të marrëveshjes bërthamore.
Ali Rabi’i, zëdhënësi i Qeverisë së Republikës Islamike të Iranit, ditën e martë në konferencën për shtyp, në lidhje me pretendimin e Bashkimit Evropian rreth pasurimit me 20% të uraniumit në Iran, shtoi: “Pasurimi i uraniumit nuk është jashtë marrëveshjes bërthamore, por është plotësisht në përputhje me marrëveshjen bërthamore. Bashkimi Evropian më mirë është që në vend të lëshimit të deklaratave, të zbatojë zotimet e veta. Menjëherë pas kthimit të palëve të tjera në zbatimin e zotimeve të tyre, Iran do ta ndryshojë vendimin e vet në këtë drejtim. Koha e sanksioneve dhe zhvatjes e sabotimeve tani ka përfunduar dhe Irani në vend që t’i kushtojë vëmendje luftës psikologjike të armikut, synon të arrijë zhvillimin dhe progresin e vet”.
Rabi’i vuri në dukje presionet dhe veprimet armiqësore të Amerikës kundër Iranit dhe tha: “Politika e presionit maksimal ka dështuar dhe shembulli më i qartë i këtij dështimit të Qeverisë së Amerikës është në përpjekjet e saj për ripërtëritjen e komitetit të sanksioneve kundër Iranit në OKB”.
Zëdhënësi i Qeverisë së Iranit gjithashtu duke thënë se pandemia e virusit Korona dhe sanksionet e padrejta dhe të paligjshme të Amerikës kanë shkaktuar një vit të vështirë për Iranit, shtoi: “Në vitin e vështirë të shkaktuar për shkak të mashtrimeve dhe skenarëve të fshehta të botës, Irani në fillim ishte në pozitën e parë të pandemisë Korona, mirëpo sot Irani është prej pak shteteve që kanë shënuar progres në prodhimin e vaksinës kundër virusit Korona”.