Amuji: Irani ka të drejtë të ketë programin paqësor atomik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102842-amuji_irani_ka_të_drejtë_të_ketë_programin_paqësor_atomik
Zëdhënësi i komisionit për siguri kombëtare dhe politik të jashtme të Parlamentin Islamik të Iranit deklaroi se Irani si një vend anëtar i traktatit për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore (NPT), ka të drejtë plotësisht të posedojë programin paqësor atomik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 11, 2021 11:42 Europe/Tirane
  • Amuji: Irani ka të drejtë të ketë programin paqësor atomik

Zëdhënësi i komisionit për siguri kombëtare dhe politik të jashtme të Parlamentin Islamik të Iranit deklaroi se Irani si një vend anëtar i traktatit për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore (NPT), ka të drejtë plotësisht të posedojë programin paqësor atomik.

Abulfazl Amuji, zëdhënësi i komisionit për siguri kombëtare dhe politik të jashtme të Parlamentin Islamik të Iranit, ditën e hënën ka reaguar ndaj deklaratave të Mike Pompeo, sekretarit amerikan të shtetit i cili kishte pretenduar se “dëbimi i inspektorëve të ANEA-s në rast të mos heqjes së sanksioneve ndaj Iranit, është një kërcënim përtej shkeljes së marrëveshjes bërthamore”, ndërsa ka thënë: “Deklarata të tilla nuk kanë bazë juridike dhe natyrisht nuk kanë kurrfarë efekti. Aktualisht në kulmin e krizës politike në Amerikë, deklaratat e personave të tillë si Pompeo, nuk kanë kurrfarë vlere përveç fjalëve të kota. Nëse palët e tjera në negociatat bërthamore me Iranin, nuk marrin masa serioze për heqjen e sanksioneve, do të ndërpriten inspektimet në kuadër të protokollit shtesë”.

Ndërkohë Ahmed Amirabadi Farahani, anëtar i kryesisë i Parlamentit Islamik të Iranit, ditën e shtunë në një program televiziv, ka thënë: “Nëse deri më 21 shkurt të vitit 2021, nuk hiqen sanksionet e padrejta të Amerikës kundër Iranit sidomos në fushat financiare, bankare dhe të naftës, me siguri s inspektorët e ANEA-s do të dëbohen nga Irani”.