Irani nuk do të lejojë që armiqtë të tregojnë muskujt
(last modified Wed, 13 Jan 2021 18:59:00 GMT )
Janar 13, 2021 19:59 Europe/Tirane
  • Irani nuk do të lejojë që armiqtë të tregojnë muskujt

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, Gjeneral Major Muhamed Bakeri tha të Mërkurën se forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit nuk do të lejojnë që armiqtë të tregojnë muskujt kundër Iranit.

Duke folur gjatë ceremonisë së bashkimit të luftanijes raketahedhëse "Zereh" dhe luftanijes logjistike "Makran" me Flotën Detare të Iranit, Gjeneral Major Bakeri tha se arena e sotme detare është unike dhe tepër e vlefshme për të gjithë botën dhe për iranianët. Zoti i Madhërishëm i ka dhënë këtij kombi të madh bekimin e të pasurit brigje dhe hyrjen e duhur në detet e hapura, dhe ne duhet ta shfrytëzojmë si duhet këtë dhuratë të dhënë nga Zoti për të zgjeruar fuqinë hyjnore të Islamit dhe për të mbrojtur interesat e vendit tonë përtej kufijve dhe për të mbrojtur kufijtë detarë të Iranit, të cilat përfshijnë burime të vlefshme të energjisë fosile dhe rrugët tona tregtare detare, vuri në dukje ai. Përparësia gjeostrategjike e këtyre brigjeve të vlefshme dhe deteve të hapura mund të sjellë autoritet detar dhe mbrojtës në vendin tonë të dashur, vuri në dukje ai. Duke theksuar se Flota Detare Strategjike e Republikës Islamike të Iranit i ka përmbushur misionet e saj mbrojtëse me tërë forcën dhe autoritetin gjatë gjithë kohës, Gjeneral Major Bakeri deklaroi se që nga fillimi i luftës së imponuar nga Iraku kundër Iranit, Flota Detare e Republikës Islamike të Iranit filloi lëvizjen e saj të fuqishme duke shkatërruar plotësisht flotën e regjimit Baathist dhe luajti një rol kryesor në çlirimin e Khorramshahrit, dhe pastaj mori një rol thelbësor në shoqërimin e konvojeve tregtare të vendit, dhe pas mbrojtjes së shenjtë, ajo kreu misione për të mbrojtur kufijtë e atdheut islamik. Gjatë dekadës së fundit, Flota Detare ka kryer misione të rëndësishme dhe me autoritet në detet e largëta kundër piraterisë dhe lëvizjeve terroriste të armiqve, tha ai duke shtuar se pas vendosjes në brigjet e Detit të Omanit, Irani mund të vendosë përgjithmonë flotën e tij në Oqeanin Indian, Detin e Kuq dhe detet e largëta. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit duke ju referuar lëvizjeve të fundit të forcave amerikane në rajon deklaroi se armiqtë e Iranit kanë ndërmarrë veprime kundër iranianëve duke fluturuar avionët e tyre me rreze të gjatë në rajon për të kërcënuar dhe demonstruar fuqinë, por ata duhet ta dinë që forcat e armatosura të fuqishme të Republikës Islamike të Iranit forcat nuk do t'u lejojnë atyre ndonjë demonstrim të forcës. Ai më tej vuri në dukje se armiku e di mirë se fuqia e tij është e brishtë, dhe ajo që shihet në vendin e tyre këto ditë është fillimi i rënies së fuqisë amerikane si një regjim kriminal që ka shfaqur terrorizmin shtetëror në dimensione të ndryshme.