Kryeparlamentari palestinez thekson mosndërhyrjen e pushtuesve në zgjedhjet e Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102955-kryeparlamentari_palestinez_thekson_mosndërhyrjen_e_pushtuesve_në_zgjedhjet_e_palestinës
Kryetari i Parlamentit të Palestinës ka mirëpritur vendimin për organizimin e zgjedhjeve në Palestinë dhe ka deklaruar se autoritetet palestineze kërkojnë mosndërhyrjen e pushtuesve në organizimin e zgjedhjeve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 16, 2021 16:37 Europe/Tirane
  • Kryeparlamentari palestinez thekson mosndërhyrjen e pushtuesve në zgjedhjet e Palestinës

Kryetari i Parlamentit të Palestinës ka mirëpritur vendimin për organizimin e zgjedhjeve në Palestinë dhe ka deklaruar se autoritetet palestineze kërkojnë mosndërhyrjen e pushtuesve në organizimin e zgjedhjeve.

Faqja informative Al Ahd njoftoi se Aziz Dujek, kryetari i Parlamentit të Palestinës, të shtunën deklaroi: “Vendimi i Mahmud Abas, kryetarit të Autoritetit Autonom të Palestinës për organizimin e zgjedhjeve kombëtare në Palestinë, është një hap pozitiv. Por, suksesi i këtyre zgjedhjeve ka nevojë për ekzistencën e transparencës dhe pjesëmarrjes së vërtetë të të gjitha subjekteve politike palestineze në këto zgjedhje”.

Më parë, Hana Naser, kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve të Palestinës, ka deklaruar: “Lëvizjet Fatah dhe Hamas së shpejti do të takohen në Kajro për të diskutuar rrugët për lehtësimin e procesit për organizimin e zgjedhjeve parlamentare në Palestinë”.

Lëvizjet Hamas dhe Fatah kanë mbështetur caktimin e kohës së zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme në Palestinë, vendim ky i cili është lëshuar nga ana e Autoritetit Autonom të Palestinë.

Vlen të theksohet se kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës ditën e premte me anë të një vendimi, ka shpallur datën e organizimit të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Palestinës. Sipas këtij vendimi, zgjedhjet parlamentare të Palestinës do të zhvillohen më 22 maj ndërsa zgjedhjet presidenciale zhvillohen më 31 qershor.