Filloi stërvitja "Fuqia- 99" e forcave tokësore të ushtrisë iraniane
Stërvitja Fuqia-99 e forcave tokësore të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit filloi në brigjet Makran.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Iran Press, stërvitja Fuqia-99 e forcave tokësore të ushtrisë iranian filloi të Martën me pjesëmarrjen e brigadave ajrore, forcave speciale, forcave të reagimit të shpejtë dhe me mbështetjen e Forcave Ajrore të Republikës Islamike të Iranit në bregdetin Makran. Stërvitja filloi me qëllim vlerësimin e gatishmërisë luftarake të njësive të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit përballë kërcënimeve dhe zbatimit të planit për të lëvizur njësitë nga zonat territoriale në zonën e misionit në përputhje me planet e programuara. Brigadat e shumta profesionale të Ushtrisë gjithashtu janë operacionale. Më parë, stërvitja detare Fuqia-99 i flotave të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit u mbajt të Mërkurën e javës së kaluar në brigjet e Makran dhe Oqeanin Indian Verior.