Kryeparlamentari iranian dënon aktin terrorist në Bagdad
(last modified Fri, 22 Jan 2021 07:05:01 GMT )
Janar 22, 2021 08:05 Europe/Tirane
  • Kryeparlamentari iranian dënon aktin terrorist në Bagdad

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Muhamed Baker Kalibaf në një mesazh për homologun e tij Irakian Muhamed al-Halbusi denoncoi sulmin terrorist në Bagdad i cili vrau dhe plagosi një numër civilësh të Enjten.

"Unë u pikëllova kur dëgjova për aktin terrorist në Bagdad dhe vdekjen dhe plagosjen e një numri të madh të qytetarëve të Bagdadit," thuhej në mesazh. "Duke dënuar ashpër sulmet terroriste dhe anti-njerëzore, unë lutem për të vdekurit dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit dhe durim për familjet e pikëlluara," tha ai. Kalibaf më tej vuri në dukje se Irani do të vazhdojë të bashkëpunojë dhe të mbështesë fuqimisht Irakun në luftën kundër terrorizmit. Ai shprehu gatishmërinë e Parlamentit të Iranit për bashkëpunim për të siguruar bazën ligjore për luftën kundër fenomenit djallëzor të terrorizmit.