Prezantohet prodhimi i parë i implantit të dhëmbëve në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i103214-prezantohet_prodhimi_i_parë_i_implantit_të_dhëmbëve_në_iran
Implanti i parë i dhëmbëve i prodhuar në Iran u prezantua të shtunën në Teheran gjatë një ceremonie me praninë e sekretarit për shkencë dhe teknologji në presidencën e Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 23, 2021 11:04 Europe/Tirane
  • Prezantohet prodhimi i parë i implantit të dhëmbëve në Iran

Implanti i parë i dhëmbëve i prodhuar në Iran u prezantua të shtunën në Teheran gjatë një ceremonie me praninë e sekretarit për shkencë dhe teknologji në presidencën e Iranit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se ky produkt teknologjik është prodhuar në një kompani me bazë shkencore që prodhon produkte dhe pajisje të stomatologjisë me punën e ekspertëve dhe specialistëve iranianë dhe tani ky produkt është bërë edhe produkt iranian vendor.

Më parë ishte planifikuar që ky produkt të prodhohet në bashkëpunim me një kompani të njohur evropiane, por pas vendosjes së sanksioneve të padrejta të Amerikës dhe daljes së palës evropiane nga kontrata, ekspertët dhe specialistët iranianë kanë arritur vetë ta realizojnë këtë qëllim të madh.

Me prodhimin e këtij produkti vendor, Irani do të shmang shpenzimin e mbi 100 milionë euro në vit për të siguruar këtë produkt.

Me këtë rast gjatë ceremonisë me praninë e Sorena Satari, sekretarit për shkencë dhe teknologji të presidencës së Iranit, është përuruar edhe linja e prodhimit të implantit të dhëmbëve në Iran.