Konsultimi i përfaqësuesit të Iranit në Afganistan me Abdullah Abdullah
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i103374-konsultimi_i_përfaqësuesit_të_iranit_në_afganistan_me_abdullah_abdullah
Muhamed Ibrahim Taherianfard, Përfaqësuesi Special i Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit për Afganistanin, të Martën vazhdoi konsultat e tij me Abdullah Abdullah, Kryetar i Këshillit Suprem të Pajtimit Kombëtar të Afganistanit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 27, 2021 05:26 Europe/Tirane
  • Konsultimi i përfaqësuesit të Iranit në Afganistan me Abdullah Abdullah

Muhamed Ibrahim Taherianfard, Përfaqësuesi Special i Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit për Afganistanin, të Martën vazhdoi konsultat e tij me Abdullah Abdullah, Kryetar i Këshillit Suprem të Pajtimit Kombëtar të Afganistanit.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, bisedimet u përqëndruan në zhvillimet e fundit në bisedimet e paqes në Afganistan dhe arritjen e një stabiliteti të qëndrueshëm përmes zgjidhjeve diplomatike dhe të dy palët theksuan nevojën për të vazhduar bisedimet afgano-afgane.  Taherianfard gjithashtu foli me përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të KB për Afganistanin dhe u takua me të dërguarin specialë të Gjermanisë dhe Rusisë për Afganistanin. Në këto bisedime, përfaqësuesi special i ministrit të jashtëm iranian theksoi nevojën për të zvogëluar dhunën dhe për të punuar së bashku me vendet miqësore me Afganistanin për të vendosur paqen e qëndrueshme përmes mjeteve diplomatike.  Ai gjithashtu i quajti bisedimet ndër-afgane mënyrën më të mirë për t'i dhënë fund krizës në Afganistan dhe për të lehtësuar vuajtjet e popullit afgan dhe vuri në dukje gatishmërinë e Iranit për të dhënë cdo ndihmë në këtë drejtim.