Irani: Do të instalojmë 1000 centrifuga IR2m në qendrën Natanz
Zëdhënësi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit deklaroi se para 3 muajve, do të instalohen 1000 centrifuga të llojit IR2m në qëndron atomike të Natanzit.
Behruz Kamalvandi sot pas vizitës së kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit në qendrën atomike Fordo, në një prononcim para gazetarëve, deklaroi: “Sot, kemi shumë fjalë për të thënë në fushën e teknologjisë për pasurimin e uraniumit dhe teknologjia për pasurimin e uraniumit nga zero deri në 100 është vendore në Iran. Çështja jonë nuk është vetëm teknologjia e pasurimit të uraniumit, sepse ne kemi shënuar shumë suksese edhe në fushën e prodhimit të radiomedikamenteve, prodhimit të tortës së verdhë dhe oksigjenit 18, kështu që në të gjitha fushat ndodhemi në një pozitë të mirë. Ligji për veprim strategjik për anulimin e sanksioneve dhe për mbrojtjen e interesave kombëtare të Iranit, do të zbatohet në precizitet të lartë”.
Zëdhënësi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit duke thënë se potencialet në industrinë atomike të Iranit nuk mund të krahasohen me vitet e mëparshme, shtoi: “Aktualisht ekzistojnë 17 kg uranium të pasuruar me 20%”.