Ruhani: Populli i Irani ka mposhtur despotizmin dhe kolonializmin
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se populli i Iranit me rezistencën dhe unitetin e vet, ka arritur ta thyejë dhe mposhtë kolonializmin dhe despotizmin.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e shtunë duke uruar fillimin e dhjetëditëshit të Faxhrit të Revolucionit Islamik të Iranit, deklaroi: “Një popull me rezistencën dhe unitetin ka arritur ta thyejë dhe mposhtë edhe kolonializmin edhe të dëbojë mbretin, Amerikën dhe të gjithë kolonialistët e tjerë nga vendi”.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit e vlerësoi fitoren e Revolucionit Islamik të Iranit si një ngjarje të pashembullt në histori dhe shtoi: “Pas mijëra viteve, populli i Iranit rrëzoi regjimin e kalbur mbretëror dhe despotik dhe themeloi një sistem shtetëror demokratik në vend”.
Vlen të theksohet se më 1 shkurt të vitit 1979, Ajetullah Khomejni (ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, pas 15 viteve i dëbuar jashtë atdheut, u kthye në vend në mesin e miliona qytetarëve të cilët kishin dal ta presin atë.
Dhjetë ditë pas arritjes së Imam Khomejnit (ra) në Iran, më 11 shkurt të vitit 1979, Revolucioni Islamik arriti në fitore dhe pikërisht për këtë arsye periudha nga 1 deri më 11 shkurt, do të thotë nga dita e parë i arritjes së Imam Khomejnit (ra) në Irani dhe deri më datën 11 shkurt, (22 bahman) kur është shënuar dita e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, është emëruar “Dhjetëditëshi i Faxhrit” dhe për çdo vit gjatë këtyre ditëve organizohen ceremonie dhe festivale të ndryshme për të manifestuar fitoren e Revolucionit Islamik të Iranit.