Amuij: Teherani nuk negocion edhe një herë për marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i103586-amuij_teherani_nuk_negocion_edhe_një_herë_për_marrëveshjen_bërthamore
Zëdhënësi i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në Parlamentin Islamik të Iranit deklaroi se Teherani nuk negocion edhe një herë në lidhje me marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 31, 2021 12:33 Europe/Tirane
  • Amuij: Teherani nuk negocion edhe një herë për marrëveshjen bërthamore

Zëdhënësi i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në Parlamentin Islamik të Iranit deklaroi se Teherani nuk negocion edhe një herë në lidhje me marrëveshjen bërthamore.

Abulfazl Amuij në një intervistë ekskluzive me faqen informative Al-Arabi Jadid, ka theksuar mosinteresimin e Iranit për negociata të reja në lidhje me marrëveshjen bërthamore dhe ka thënë: “Irani ka zbatuar të gjitha zotimet e veta të shkruara në marrëveshjen bërthamore dhe ANEA gjithashtu në 15 raportet e saj ka konfirmuar këtë zbatim të zotimeve të Iranit. Irani në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve të Amerikës duke dalë në mënyrë të paligjshme nga marrëveshja bërthamore, në bazë të paragrafit 36 të marrëveshjes bërthamore ka marrë masa përkatëse për reduktimin e zotimeve të veta”.

Zëdhënësi i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në Parlamentin Islamik të Iranit gjithashtu ka thënë: “Qëndrimi i Evropës pas daljes së Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore, ishte zhgënjyese për Iranit dhe nëse Perëndimi dëshiron ta ruajë marrëveshjen bërthamore, atëherë duhet të zbatojë në mënyrë konkrete zotimeve e veta”.