Irani teston me sukses një transportues të ri satelitor
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i103660-irani_teston_me_sukses_një_transportues_të_ri_satelitor
Ministria e Mbrojtjes e Iranit ka zbuluar një transportues të ri satelitor të dizajnuar dhe të prodhuar në vend, i aftë të vendosë satelitët në një orbitë 500 km mbi tokë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 01, 2021 19:57 Europe/Tirane
  • Irani teston me sukses një transportues të ri satelitor

Ministria e Mbrojtjes e Iranit ka zbuluar një transportues të ri satelitor të dizajnuar dhe të prodhuar në vend, i aftë të vendosë satelitët në një orbitë 500 km mbi tokë.

Ahmed Hoseini, një zëdhënës i Departamentit Hapësinor të Ministrisë Iraniane të Mbrojtjes, tha të hënën se transportuesi i ri satelitor bazohet në motorin më të fuqishëm me karburant të ngurtë, të prodhuar për herë të parë nga specialistët e vendit. "Për herë të parë në fushën e shkencës hapësinore, lëshimi i parë suborbital i transportuesit satelitor Zulxhenah është kryer me sukses pasi ka arritur teknologjinë më të fuqishme të motorit me karburant të ngurtë," shtoi ai. Zyrtari iranian vuri në dukje se transportuesi i ri është i aftë të transportojë një satelit me peshën 220 kg në një orbitë 500 km mbi tokë. Hoseini tha se aksesi i Iranit në motorin më të fuqishëm me karburant të ngurtë me mbi 750 ton shtytje ishte midis arritjeve të rëndësishme të testit hapësinor. Irani ka përdorur raketa të ndryshme satelitore me karburant të lëngshëm për të vendosur satelitët në orbitë.