Irani synon të avancojë teknologjinë e tij të avionëve luftarakë
Shefi i mbrojtjes së Iranit deklaroi se sanksionet amerikane nuk e kanë penguar Republikën Islamike të avancojë skuadriljet e saj të mbrojtjes ajrore, duke deklaruar se Irani po kërkon të azhurnojë teknologjinë e tij të avionëve luftarakë në një shkallë edhe më të lartë.
"Në industrinë ajrore, ne kemi realizuar arritje shumë të mëdha pavarësisht sanksioneve që janë vendosur nga sistemi hegjemonist botëror", tha të Mërkurën Ministri iranian i Mbrojtjes gjeneral brigade Amir Hatami. Ministri parashikoi gjithashtu një "horizont dhe perspektivë të favorshme" për industrinë ajrore të Iranit. Ai shprehu shpresën se ekspertët vendas do të vazhdojnë ta drejtojnë vendin drejt teknologjive të përparuara "sa më shpejt të jetë e mundur" dhe shtoi: "Ne jemi duke azhurnuar teknologjitë e përdorura në sektorin i aviacionit". Gjeneral brigade Amir Hatami i bëri deklaratat gjatë një udhëtimi në Indi, ku ai është planifikuar të marrë pjesë në një samit të homologëve të tij nga vendet që kufizohen me Oqeanin Indian.