Republika Islamike e Iranit, model për bashkëjetesën e feve hyjnore
Kryepeshkopi i Kishës Lindore Asiriane të Iranit ka deklaruar se Republika Islamike e Iranit është model konkret i bashkëjetesës dhe solidaritetit mes besimtarëve të feve hyjnore.
Marnersaj Beniamin, kryepeshkopi i Kishës Lindore Asiriane të Iranit, ditën e enjte në ceremoninë e përkujtimit të martirëve të krishterë armenas e cila u organizua me rastin e Dhjetëditëshit të Faxhrit, vuri në dukje pozitën e feve monoteiste në doktrinën e Revolucionit Islamik dhe deklaroi: “Idetë e Imam Khomejnit (ra) në doktrinën e Revolucionit Islamik ka krijuar unitet dhe solidaritet mes besimtarëve të feve hyjnore. Në doktrinën e Revolucionit Islamik nga aspekti moral janë të dënuara përçarjet mes grupeve etnike dhe feve besimtarëve të feve hyjnore ndërsa gjatë disa viteve të kaluara gjithashtu edhe në Parlamentin Islamik të Iranit është miratuar një ligj në bazë të të cilit nuk duhet ofenduar vlerat e feve të tjera. Në Republikën Islamike të Iranit janë motot dhe ritualet fetare, siguria e faltoreve dhe vendeve të shenjta, është garantuar dinjiteti i personaliteteve fetare, klerikëve dhe aktivitetet ekonomike për të gjithë qytetarët duke përfshirë edhe ata të minoriteteve fetare”.
Kryepeshkopi i Kishës Lindore Asiriane të Iranit duke thënë se sot në qytetin Orumije i cili njihet si qyteti i grupeve etnike dhe feve të ndryshme, ekzistojnë 80 kisha të cilat janë rindërtuar dhe meremetuar, shtoi: “Gjithashtu janë krijuar edhe institucione të ndryshme fetare si Këshilli për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve dhe Këshilli për Parandalimin e Krimeve për të krishterët e Orumijes. Të drejtat që ekzistojnë për minoritetet fetare nuk ndryshojnë me ndërrimin e qeverive, për arsye se këto të drejta burojnë nga Kushtetuta e Republikës Islamike të Iranit”.