Irani mbështet formimin e këshillit të përkohshëm ekzekutiv të Libisë
(last modified 2021-02-06T14:29:45+00:00 )
Shkurt 06, 2021 15:29 Europe/Tirane
  • Irani mbështet formimin e këshillit të përkohshëm ekzekutiv të Libisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Irani mbështet formimin e këshillit të përkohshëm ekzekutiv të Libisë dhe shpreson se qeveria e përkohshme se më shpjete të krijojë rrethanat e duhura për organizimin e zgjedhjeve në këtë vend.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, sot ka mirëpritur formimin e këshillit të përkohshme ekzekutiv të Libisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke mirëpritur rezultatin e dalë nga takimi i dialogut politik të palëve të Libisë në Gjenevë dhe formimin e këshillit të përkohshëm ekzekutiv të Libisë, u shpreh optimist që qeveria e re e përkohshme me fillimin e punës së saj, do të krijojë sa më shpejtë kushtet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve dhe të krijojë kushtet për vendosjen e stabilitetit, qetësisë, zhvillimit dhe progresit të Libisë në bazë të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial dhe larg ndërhyrjeve të faktorëve të huaj.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se OKB ditën e premte ka deklaruar se Abdulhamid Muhamed Al-Dubejba është zgjedhur kryeministër i qeverisë së tranzicionit të Libisë. Raundi i ri bisedimeve mes grupeve politike të Libisë është zhvilluar në Gjenevë të Zvicrës nën mbikëqyrjen e OKB me qëllim të shqyrtimit të kandidatit për kryeministër të qeverisë së përkohshme të Libisë dhe Muhamed Al-Munafi është zgjedhur kryetar i Këshillit Presidencial, Abdulhamid Al-Dubejba është zgjedhur kryeministër i qeverisë së tranzicionit të Libisë dhe Musa Al-Kouni dhe Abdullah Al-Lafi është zgjedhur në postin e anëtarëve.

Tags