Namaki: Të martën fillon vaksinimi kundër virusit Korona në Iran
Ministri i shëndetësisë së Iranit deklaroi se me arritjen e ngarkesës së parë të vaksinës “Sputnik V” kundër virusit Korona nga Rusia në Iran, ditën e martë do të fillojë vaksinimi kundër virusit Korona në Iran me prioritet personelin mjekësor të reparteve ICU.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sa’id Namaki, ministri i shëndetësisë së Iranit, ditën e diele në ceremoninë e fillimit të fazës së studimit klinik të vaksinës tjetër iraniane kundër virusit Korona me emrin "Cov Pars" të prodhuar nga instituti hulumtues “Razi” i Iranit, deklaroi: “Njëkohësisht me përpjekjet për prodhimin e vaksinës kundër virusit Korona brenda në vend proces ky që po ndiqet me metoda të ndryshme, duke vlerësuar vaksinat kredibile në botë, kemi zgjedhur një prej vaksinave që ka më pak të meta dhe më pak rrezik që është vaksina “Sputnik V” e Rusisë dhe e kemi importuar në vend. Kushti ynë për importimin e vaksinës kundër virusit Korona ishte ky që vaksina duhet të ketë kaluar fazën e tretë të testimit njerëzor ndërkohë që disa vende të rajonit vaksinën kundër Koronas kanë filluar ta injektojnë në njerëz kur ajo ndodhej në fillim të fazës së tretë të testimit njerëzor”.
Ministri i shëndetësisë së Iranit ka thënë: “Duke marrë parasysh shumë e 16 milionë e 800 mijë dozave të vaksinës nga shporta e COVAX e cila është mjaftueshme vetëm për 8.4 milionë njerëz, duhet të importojmë një sasi më të madhe të vaksinës kundër virusit Korona, sepse kjo nuk mjafton”.
Vlen të theksohet se vaksina e dytë iraniane me emrin "Razi Cov Pars" sot në prani të ministrit të shëndetësisë së Iranit, ka filluar fazën e testimit njerëzor. Ndërkohë që vaksina e parë iraniane kundër virusit Korona dje ka përfunduar injektimin e fazës së parë të testimit njerëzor.