Irani i gatshëm për të ndihmuar zgjidhjen e krizës në Jemen
(last modified Mon, 08 Feb 2021 12:59:27 GMT )
Shkurt 08, 2021 13:59 Europe/Tirane
  • Irani i gatshëm për të ndihmuar zgjidhjen e krizës në Jemen

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi gatishmërinë e plotë të Iranit për të mbështetur çfarëdo lloj roli efikas të OKB në zgjidhjen e krizës së Jemenit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Martin Griffiths, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështje të Jemenit i cili ka arritur në Iran për të biseduar me funksionarët e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me dimensionet e ndryshme të krizës së Jemenit, në takim me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Iranit, ka biseduar në lidhje me situatën dhe zhvillimet më të fundit në lidhje me krizën në Jemen dhe për rrugët e mundshme për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Jemen.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në këtë takim vuri në dukje zhvillimet pas fillimit të krizës së Jemenit, sidomos historikun e veprimeve dhe iniciativave të Republikës Islamike të Iranit gjatë këtyre viteve që ka ndjekur nëpërmjet rrugëve të ndryshme, ndërsa ka shpjeguar pikëpamjen e Republikës Islamike të Iranit për t’i dhënë fund kësaj krize të madhe njerëzore në rajon dhe ka theksuar nevojën e reduktimit të dhimbjeve dhe problemeve të popullit të përvuajtur të Jemenit dhe vlerësoi se e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës së Jemenit është dialogu politik dhe ju lufta imponuese.

Muhamed Xhavad Zarif në këtë takim deklaroi gatishmërinë e plotë të Republikës Islamike të Iranit në mbështetje të çfarëdo lloj roli efikas të OKB në zgjidhjen e kësaj krize duke marrë parasysh kushtet shumë të vështira të krijuara për shkak të luftës dhe bllokadës ekonomike të imponuara për popullin e Jemenit.

Martin Griffiths gjithashtu në këtë takim e vlerësoi të rëndësishëm informimin me pikëpamjen e Republikës Islamike të Iranit në fushën e vendosjes së paqes dhe stabilitetit në Jemen dhe pikëpamja e OKB për zgjidhjen e krizës në Jemen nëpërmjet vendosjes së armëpushimit, dërgimit të ndihmave ekonomike dhe rifillimin e dialogut politik.

Tags