Irani dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i104084-irani_dhe_rusia_nënshkruajnë_marrëveshje_bashkëpunimi_në_fushën_e_shëndetësisë
Përfaqësuesit e ministrive të shëndetësisë së Republikës Islamike të Iranit dhe Rusisë ditën e mërkurë gjatë një takimi në Moskë kanë biseduar për forcimin e bashkëpunimeve në fushën e prodhimit të medikamenteve dhe vaksinave.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 10, 2021 09:55 Europe/Tirane
  • Irani dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë

Përfaqësuesit e ministrive të shëndetësisë së Republikës Islamike të Iranit dhe Rusisë ditën e mërkurë gjatë një takimi në Moskë kanë biseduar për forcimin e bashkëpunimeve në fushën e prodhimit të medikamenteve dhe vaksinave.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në fillim të këtij takimi Alexander Deronova, zv/ministri i shëndetësisë së Rusisë, deklaroi: “Ne shpresojmë që sot do të shkëmbejmë mendime dhe do të hedhim një vështrim mbi programin e bashkëpunimeve mes Ministrive të shëndetësisë së Rusisë dhe Iranit”.

Gjatë këtij takimi gjithashtu Irani dhe Rusia kanë nënshkruar marrëveshje për zhvillimin e bashkëpunimeve të gjera në fushën e shëndetësisë dhe mjekësisë.

Muhamed Reza Shane Saz, zv/ministri i shëndetësisë dhe kryetari i organizatës për ushqim dhe medikamente të Iranit dhe Alexander Deronova, zv/ministri i shëndetësisë së Rusisë, kanë nënshkruar memorandumin për bashkëpunime të gjera mes të dy vendeve në fushën e shëndetësisë, mjekësisë, farmaceutikës dhe arsimit rajonal.

Më parë përfaqësuesit e ministrive të shëndetësisë së Iranit dhe Rusisë gjatë takimit të tyre në Moskë kanë diskutuar rrugët për forcimin e bashkëpunimeve në fushën e prodhimit të medikamenteve dhe vaksinës.