Gjeneral Hatami: Irani fuqishëm do t’i kundërpërgjigjet kërcënimeve të armiqve
(last modified Thu, 11 Feb 2021 12:02:56 GMT )
Shkurt 11, 2021 13:02 Europe/Tirane
  • Gjeneral Hatami: Irani fuqishëm do t’i kundërpërgjigjet kërcënimeve të armiqve

Ministri i mbrojtjes së Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit ka treguar se nëse përballet me kërcënimeve, me të gjitha forcat do t’i kundërpërgjigjet kërcënimeve.

Gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, ditën e enjte në ceremoninë e përurimit të reparteve të ndryshme të spitalit ushtarak në Zanxhan në perëndim të Teheranit, në një prononcim për gazetarët në lidhje me kërcënimet e fundit të regjimit sionist, tha: “Regjimi sionist në kushte shumë të brishta dhe në një krizë të thellë po bënë disa deklarata të cilat nuk tërheqin vëmendjen dhe nuk pranohen nga askush. Kërcënimet e Izraelit kundër Republikës Islamik të Iranit nuk kanë kurrfarë vlere për t’i dhënë përgjigje”.

Ministri i mbrojtjes së Iranit gjithashtu në lidhje me progresin dhe sukseset në fushën e mbrojtjes së Iranit, deklaroi: “Në të ardhmen e afërt dhe në fushën e forcave detare, destrojeri “Dena” dhe anije gjurmuese e minave “Saba” pas kryerjes së testeve finale në bregdet dhe fabrika, do t’i bashkohen forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit”.

Tags