Manovër e përbashkët detare Iran-Rusi në Oqeanin Indian
Irani dhe Rusia së shpejti do të mbajnë stërvitjet e tyre të dyta detare në pjesën veriore të Oqeanit Indian në një demonstrim të fuqisë së forcave të tyre të armatosura, tha një zyrtar i lartë ushtarak iranian.
Nënkomandanti i Ushtrisë Iraniane për Çështjet e Koordinimit, Admirali Habibollah Sajari u tha gazetarëve të Dielën se stërvitjet e përbashkëta të Iranit dhe Rusisë do të mbahen me qëllimin e zgjerimit të sigurisë në pjesën veriore të Oqeanit Indian. "Kur Marina e fuqishme Ruse kryen manovra në bashkëpunim me Marinën e Republikës Islamike të Iranit dhe Trupat e Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC), ajo përcjell një mesazh të qartë," tha ai. Admirali Habibollah Sajari shtoi se Flota Detare e Iranit ka arritur “nivelin e fuqive detare botërore për sa i përket pajisjeve, fuqisë punëtore, teknikave dhe taktikave, komandës dhe kontrollit, komunikimit dhe qasjes në pajisjet moderne”. Nënkomandanti i Ushtrisë Iraniane për Çështjet e Koordinimit tha se Irani është përballur me kërcënime të ndryshme të paraqitura nga vendet jashtë rajonale që nga fitorja e Revolucionit Islamik të vitit 1979. "Armiqtë kanë paraqitur plane të ndryshme në këtë drejtim dhe të gjitha kanë dështuar" për shkak të autoritetit të pushtetit islamik dhe fuqisë parandaluese të Forcave të Armatosura", tha ai.