Nesër fillon manovra ushtarake e kombinuar “Rripi Detar Iran-Rusi 2021”
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i104314-nesër_fillon_manovra_ushtarake_e_kombinuar_rripi_detar_iran_rusi_2021
Manovra e kombinuar e “Rripi Detar Iran-Rusi 2021” fillon nesër (të martën) në veri të Oqeanit Indian.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 15, 2021 15:19 Europe/Tirane
  • Nesër fillon manovra ushtarake e kombinuar “Rripi Detar Iran-Rusi 2021”

Manovra e kombinuar e “Rripi Detar Iran-Rusi 2021” fillon nesër (të martën) në veri të Oqeanit Indian.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se kjo manovër ushtarake do të zhvillohet me pjesëmarrjen e njësive të ndryshme ushtarake të forcave detare të Iranit dhe Rusisë.

Në këtë manovër ushtarake, përveç njësive të forcave detare të ushtrisë dhe Gardës Revolucionare, do të marrin pjesë edhe njësia e lundrueseve të forcave detare të Rusisë e përbërë nga luftanija “STK”, anija logjistike Kola” dhe një helikopter.

Qëllimi i zhvillimit të manovrës së kombinuar “Rripi i sigurisë detare Iran-Rusi 2021”, është forcimi i sigurisë në rajon dhe zgjerimi i bashkëpunimeve bilaterale të Rusisë dhe Iranit.

Prej qëllimeve të tjera të kësaj manovre ushtarake mund të përmendet forcimi i sigurisë së tregtisë detare ndërkombëtare dhe lufta kundër piratëve dhe shkëmbimi i informacioneve në fushën e veprimit të ekipeve emergjente dhe shpëtuese detare dhe shkëmbimi i eksperiencave operative dhe taktike.

Gjithashtu në këtë manovër do të zhvillohen edhe stërvitje për taktika të ndryshme si shpëtimi i anijeve që po mbyten apo përfshihen nga zjarri, lirimi dhe shpëtimi i anijeve përballen me sulme, si dhe hapja e zjarrit ndaj objektivave të caktuara dhe stërvitje dhe operacione të tjera taktike.