Gjeneral Safavi: Amerika ka dështuar në formimin e superfuqisë botërore
Asistenti dhe këshilltari i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit ka deklaruar se Amerika ka dështuar në formimin e superfuqisë botërore ose ka dështuar fuqia e hegjemonisë amerikane.
Gjeneral Sejed Jahja Safavij, asistenti dhe këshilltari i lartë i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, ditën e hënë në konferencën “Zhvillimet gjeostrategjike dhe gjeopolitike në jugperëndim të Azisë 2021” që u zhvillua në Teheran, deklaroi: “Amerika ka dështuar në formimin e superfuqisë botërore, ka dështuar edhe fuqia e hegjemonisë amerikane për superioritet ekonomik, kapacitet ushtarak, udhëheqje e administrim politikë të botës, madje edhe në çështjet ideologjike dhe kulturore”.
Gjeneral Safavij vuri në dukje arsyet e rënies dhe dekadencës së fuqisë së Amerikës dhe shtoi: “Sulmet ushtarake dhe pushtimi i dy vendeve myslimane Afganistanin dhe Irakun dhe shfrytëzimi i këtij rasti nga ana e rivalëve të Amerikës do të thotë Kinës dhe Rusisë për zhvillim në aspektin ekonomik dhe për rritjen e fuqisë ushtarake; konsiderohen ndër arsyet më kryesore të rënies së fuqisë dhe hegjemonisë amerikane”.
Gjeneral Safavi duke thënë se bota aktuale po shkon drejt ndryshimeve dhe zhvendosjes së fuqisë nga gjyma perëndimore në gjysmën lindore të rruzullit tokësor, shtoi: “Në ekonominë botërore, fuqia do të kthehet në Azi dhe vendet e mëdha si Kina dhe India dhe Rusia në kuadër paktit të Shanghait edhe nga aspekti ekonomik edhe nga aspekti i sigurisë dhe ushtarak do të forcohen përball paktit të NATO-s”.